Zvicra bën detyrën ndaj Gjibraltarit, fiton 4-0 dhe ngjitet në kuotën e 8 pikëve në grupin D një më pak se Danimarka e vendit të dytë që të kualifikon në Euro 2020.
Kishte edhe pak ngjyra kuqezi fitorja e Zvicrës ndaj modestëve të Gjibraltarit pasi kapiteni Granit Xhaka asistoi në golin e parë të realizuar nga Zakaria ndërkohë që Admir Mehmedi i aktivizuar në majën e sulmit nga Vladimir Petkovic shënoi golin e dytë për përfaqësuesen helvete.
Dy golat e tjerë u realizuan nga Ricardo Rodriguez dhe Mario Gavranovic.
Ngeci në transfertën gjeorgjiane Danimarka që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola.
Ndërkohë Rumanisë i mjaftoi një gol i George Puscas për të mposhtur 1-0 Maltën dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në grupin F ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Suedia e Norvegjia.