Çaji i rigonit përdoret gjerësisht për menstruacionet, kjo për shkak të vetive të tij të shumta medicinale.
I nxehtë ose i ftohtë, ai mund të konsumohet çdo ditë pa probleme. Vetitë e tij anti-inflamatore, ndihmëse të tretjet e qetësuese, garantojnë rezultate të shkëlqyera në trajtimin e problemeve të ndyrshme shëndetësore.
Por në veçanti ndihmon për mensturacione më të lehta, për të stimuluar ardhjen e tyre dhe për të lehtësuar dhimbjet e ciklit mensrual.
Çaji i rigonit gjithashtu qetëson dhimbjet e kokës dhe të stomakut, duke eliminuar mbajtjen e ujit dhe duke përmirësuar gjendjen emocionale të irrituar, simptoma shumë të zakonshme gjatë menstruacioneve, të cilat mund të qetësohen përmes këtij çaji.
- Përdorimi i çajit të rigonit gjatë menstruacioneve
Është shumë efektive pirja e çajit të rigonit gjatë ciklit menstrual, si dhe gjatë vonesave në periudhën e menstruacioneve, duke qenë se mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi dhe ndihmon për të rregulluar ciklin, përveçse qetëson simptomat e bezdisshme.
Nëse e konsumoni çajin disa ditë para peridave, ato mund të vijnë më shpejt, por kujdes nëse kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtura, pasi simptomat e menstruacioneve mund të ngatërrohen me ato të një shtatzënie dhe çaji i rigonit njihet për veti abortuese.
Pra, nëse jeni shtatzënë, shmangeni rigonin.
Çaji i rigonit qetëson problemet me tretjen dhe spazmat e zorrëve, simptoma të njohura gjatë ciklit menstrual. Nëse do ta përdorni çajin e rigonit për problemet me menstruacionet, këshillohet që të nisni një javë para datës kur duhet t’ju vijë cikli. Duhet të pini dy filxhanë në ditë; një në mëngjes dhe një në mbrëmje.
- Si ta përgatisni çajin e rigonit
Për të përgatitur këtë çaj, ju nevojitet një dorë gjethesh rigon të freskëta ose të thata, dy filxhanë ujë dhe një lugë mjaltë (opsionale).
Ngrohni ujin derisa të fillojë të ziejë, më pas shtoni gjethet e rigonit dhe lërini të ziejnë për 1 minutë. Lëreni çajin të pushojë për 2-3 minuta në mënyrë që rigoni të lëshojë esencën në ujë, më pas kullojeni dhe shtoni pak mjaltë për t’i përmirësuar shijen çajit.
Gjithashtu ky çaj është i dobishëm për dhimbjet e stomakut, është antioksidant, lufton të ftohtin, ndihmon në kurimin e astmës, është diuretik, parandalon gazrat dhe lufton mungesën e oreksit.
Theksojmë edhe njëherë se gratë që pijnë çaj rigoni për simptomat e menstruacione, nuk duhet ta bëjnë këtë kur kanë simptoma të shtatzënisë, pasi ky çaj ka veti abortive.
Çaji i rigonit rekomandohet për vonesat menstruale të lidhura me faktorë siç janë stresi dhe problemet hormonale.