29.09.2019 - 19:04
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka marrë pjesë në “Festën e Mjaltit” dhe panairin agro-ushqimor të hapur në Librazhd.
Balla u shpreh se ku tjetër se në Librazhd prodhohet mjaltë më i mirë dhe më i shumëllojshëm.
Festa e Mjaltit” mblodhi bashkë bletërritës nga të gjithë fshatrat e Librazhdit, Prrenjasit dhe mysafirë nga bashki të ndryshme të Shqipërisë.
Po ashtu nuk munguan në këtë Panair agro-ushqimor edhe prodhimet bujqësore dhe blegtorale të zonës.