07.09.2019 - 19:50
Shqipëria dhe Franca kanë publikuar formacionet që do të zbresin në fushë në 20:45.
Trajneri kuqezi, Edoardo Reja ka preferuar që nga minuta e parë të luajë Keidi Bare dhe Taulant Xhaka ta nisë nga stoli. Titullar është edhe Odise Roshi, i cili pritet të luajë duke u ndërruar në krah me Elseid Hysajn, ndërsa në sulm mbetet dyshja Uzuni-Balaj.
Në anën tjetër Deschamps do e nisë me skemën 4-2-3-1, ashtu siç u paralajmërua në majë të sulmit do jetë Giroud, ndërsa pas tij Griezmann-Lemar-Coma.
Në mesfushë Matuidi dhe Tolisso.