MENU
klinika

Takimi zyrtar

“Fund kapjes së shtetit”, Basha flet pas takimit me zyrtarin e SHBA

04.09.2019 - 17:46

Lideri demokrat Lulzim Basha përmes një  mesazhi, shkruar në anglisht tha se ka patur një bisedë shumë konstrukstive me të dërguarin e SHBA-se në Tiranë.

Ai tha se temë e diskutimit mes tyre ka qenë situata politike në vend, dhe duket se ai ka shprehur shqetësim për mosndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar dhe kapjen e shtetit nga Edi Rama.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës në Twitter:

Diskutim shumë i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtorin e ri të Zyrës për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit. Me fokus: fund mosndëshkimit të politikanëve dhe rikthimit të sundimit të ligjit; fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit si dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SH.B.A.

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!