Tragjedi në Holandë. Kelvin Maynard, ish-futbollist i Burton Albion në Angli dhe i disa ekipeve të dorës së dytë në vendin e tulipanëve, humbi jetën pasi mori disa plumba pistolete në kryeqytetin Amsterdam.
Mbrojtësi 32-vjeçar është qëlluar ndërsa ndodhej në automjetin e tij. Policia holandeze është vënë në kërkim të dy të dyshuarve, që sipas dëshmitare u larguan me një motor skuter.
Pavarësisht tentativës për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, Maynard ndërroi jetë.
Futbollisti holandez, me origjinë nga Surinami,. Këtë sezon ishte pjesë e Alphense Boys, por në të kaluarën ka luajtur me ekipe të ndryshme në Holandë dhe jo vetëm.
Të tronditur nga ngjarja e rëndë, drejtuesit e klubit nuk do ta zhvillojnë këtë të shtunë sfidën kundër Hollandias.