MENU
klinika

“Ishte e tmerrshme, frikësohesha mos vdisja”

Gazetari shqiptar tregon problemet e shëndetit mendor

17.09.2019 - 16:09

Gazetari Klinton Zeqiraj ka bërë një rrëfim të sinqertë për periudhën më të keqe që ka kaluar në jetë.

Klinton tregoi se një vit më parë ka vuajtur nga ankthi dhe gjendja e tij ishte rënduar aq shumë, saqë ai kishte jetuar për një vit me frikën se mos vdiste nga momenti në moment.

Gjithçka kishte nisur papritur, teksa ai qëndronte në shtëpi duke parë televizor.

Klintonit kishte nisur t’i merrej fryma, i merrej mendja dhe kishte ndjerë nxehtësi në trup.

Doktorët kishin fajësuar pijen energjike që kishte konsumuar më parë, mirëpo e vërteta ishte mësuar pak më vonë, kur kjo gjendje kishte filluar të zgjaste.

Vetë Klintoni e ka ndarë videon e tij gjatë emisionit në profilin e tij në Instagram, krahas së cilës shkruan:

“Para nje viti kam kaluar periudhen me te veshtire te jetes time. Vuaja nga ankthi dhe paniku i cili zgjati prej muajsh dhe me besoni ka qene nje tmerr i vertete! Ata njerez qe e kane perjetuar kete gje e dine shume mire se cfare eshte! Por tani shyqyr te madhit zot e kam kaluar dhe ndihem mire. Dua vetem tju them miq qe asgje nuk ka rendesi se sa shendeti mendor dhe te ndihesh mire shpirterisht, ndaj kujdesuni per veten tuaj! Mbusheni diten me pozitivitet dhe energji dhe fundja beni ate qe doni dhe qe ndiheni me mire! ”

Disa ditë më parë, në media u përhap lajmi se Klintoni do të bëhej baba për herë të parë, pasi kishte pozuar krah një femre me barkun e rrumbullakosur dhe shkruante:

“Do jem baba së shpejti”

Mirëpo, ende nuk dihet nëse ky lajm është i vërtetë, apo është thjesht një shaka nga gazetari.