MENU
klinika

Pushtojnë tregun

Geshtenjat shqiptare “emigrojne” per ne Itali

13.09.2019 - 19:52

Sipërfaqja e pemëve të bajames, arrave, lajthive dhe gështenjave në vendin tonë arrin më shumë se 136 mijë hektarë.

Në eksportet botërore, Shqipëria renditet e 9-ta për eksportin e gështenjës dhe volumi i eksporteve arrore përbën 40% të eksportit të përgjithshëm të frutave në vend. Gështenjat që rriten në zonën veriore të Shqipërisë, janë të vetmet gështenja shqiptare që përmbushin plotësisht cilësinë e kërkuar për eksport në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Europian.

Prodhimi natyralisht organik i tyre në zonën e Alpeve ku ato rriten, i bën unike në shije dhe mjaft të kërkuara nga tregu.

Kukësi është një zonë e rëndësishme në prodhimin e arrorëve. Në Tropojë gjendet një masiv prej 2000 hektarësh me pemë gështenje, gjithashtu rrethet e Dibrës, Pukës, Shkodrës, Bulqizës, Librazhdit dhe Matit janë prodhues të konsiderueshëm të varieteteve të gështenjës.

Ndërsa gjenotipi “Puka”, varietet i zonës së Reçit, ka një avantazh cilësor në prodhimin e gështenjës dhe rreth 50% e prodhimit eksportohet në Itali.

Eksportet e gështenjave “Made in Albania” arrijnë çdo vit në mbi 6 mijë tonë, me një vlerë deri në 8 milionë euro.

Ndërkohë që kërkesa në rritje e tregut të huaj për këtë produkt, e ka kthyer gështenjën në një ekonomi shtesë për të ardhurat e familjeve që merren me këtë aktivitet.

Një krahasim mes Shqipërisë dhe Francës

Tatimi mbi pagat apo kapitalin

"Duhen ndaluar ndërtimet e shfrenuara për të mbrojtur natyrën"

Turizmi po dëmton Greqinë!