MENU
klinika

Cikalleshi shënon golin e nderit!

Euro 2020/ Gjelat shkërmoqin Shqipërinë!

07.09.2019 - 23:05

Nis me një surprizë të pakëndshme sfida mes Francës dhe Shqipërisë.

Në momentin kur të dyja skuadrat dolën në fushë, sikurse e kërkon rregullorja, duhej të këndohej himni i të dyja skuadrave, por për shkak të një problemi teknik apo në organizim, në vend të himnit shqiptar u dëgjua një muzikë pakuptimtë, që solli pështjellim tek organizatorët.

Kaluan rreth 5 minuta, derisa u gjet zgjidhja. Kuqezinjtë kënduan himnin në respekt të simboleve kombëtare e më pas gjithçka vijoi normalisht.

U mbyll 2-0 për Francën pjesa e parë në “Stade de France.” Në të dy rastet kuqezinjtë u ndëshkuan në gabimet në rreshtim, ose më saktë nga mosorientimi i saktë i Odise Roshit fillimisht në krahun e majtë të mbrojtjes e më pas në të djathtë.

Në minutën e 7 Coman i shërbyer nga Varane i shpëtoi mbulimit 28-vjeçarit dhe përballë Strakoshës realizoi të parin, ndërsa në minutën e 26-të, Giroud dyfishoi rezultatin, pas gabimit të Rooshit në kontrollin e topit, tashmë në krahun tjetër të mbrojtjes.

10 minuta më vonë kuqezinjtë ishin me fat, kur Griezmann humbi një 11-metërsh. Asnjë ndryshim në formacion nga të dy trajnerët, Reja i beson të njëjtëve lojtarë me të cilët nisi takimin.

Koman sërish në minutën e 68-të dhe Ikone në minutën e 85-të vulosën “pokerin” e vendësve. Ndeshja e sotme e kuqezinjve ishte tërësisht për t’u harruar.

Të humbësh me kampionët e botës është gjëja më normale, por të humbësh pa luajtur futboll dhe pa luftuar si duhet, atëherë kjo është shqetësuese.

Goli me penallti i Cikalleshit në fund ishte për statistikë dhe thjesht një sinjal se kavajasi nuk mund të qëndrojë në stol ndeshjen e radhës…