Gjendet i vdekur në rrethana engimatike vëllai i vrasësit të Naim Zyberit, i njohur ndryshe si ‘i forti i Tiranës’ në vitin ’97. Uliks Gjenerali (Gjinarari) është gjetur i vdekur në banesën e tij në Lukovë nga fëmija i tij i mitur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës, ku priten edhe rezultatet e autopsisë.
Uliks Gjenerali është vëllai i Gert Gjeneralit, i cili u lirua në shkurt të këtij viti e kusht pas 19 vitesh burgim.
Uliks dhe Gert Gjenerali janë fëmijët e kampionit te mundjes, Stefan Gjenerali.
VËLLAI
Gerd Gjinarari u arrestua në Itali me akuzën për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano, vrasje e kryer së bashku me mikun e tij Arben Grori.
Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, pas vendimit që gjykata italiane mori për dënimin e tij me burg përjetë. Por 45-vjeçari duke shfrytëzuar gjykatat shqiptare ka kërkuar të hetohet në gjendjen që është dosja, duke përfituar uljen e dënimit në 25 vjet.
Nuk kaluan më shumë se vetëm 5 vite nga ekstradimi, kur i akuzuari për vrasjen e bujshme kërkoi nga gjykata e Korçës lirimin me kusht, kërkesë që e bazon në sjelljen shembullore, rehabilitimin e tij dhe rikthimin si i integruar në shoqëri.
Në vendimin e gjykatës cilësohej se Gjinarari kishte normalizmim të marrëdhënieve edhe me trashëgimtarët e viktimave.