MENU
klinika

Siguria në Rinas në dorë të koncesionarit

Gjykata vendim të prerë TIA-s: Pezullo garën për zgjedhjen e kompanisë

09.09.2019 - 16:43

Pas megagrabitjes që ndodhi brenda pistës së Rinasit mesditën e 9 prillit, kompania ICTS që garantonte sigurinë e aeroportit nuk u licencua për vijimin e aktivitetit, çka çoi në ndërprerjen e kontratës mes saj dhe Tirana Internacional Aeroport, e vlefshme deri në 2020.

Në kushtet, kur rrezikohej funksionimi i aeroportit “Nënë Tereza”, TIA lidhi kontratë 1 mujore me punonjësit e kompanisë ICTS, të cilët vijuan punën ndërkohë që hapi garën për të përzgjedhur një kompani tjetër për çështjet e sigurisë.

ICTS vendosi ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore, ku rezulton të ketë fituar betejën e parë, përderisa gjykata ka vendosur ta lejojë atë të vijojë ushtrimin e aktivitetit.

Gjykata Administrative vendosi të pranojë kërkesën e ICTS për sigurim padie dhe të urdhërojë pezullimin e procesit për licencimin e shoqërive të tjera.

Gjatë gjykimit kompania ngriti pretendime se ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit i ka shkaktuar një dëm të madh dhe të pariparueshëm dhe po e detyron të ndërprerë kontratat me 170 punonjësit, të cilët mund edhe ta padisin në gjykatë.

Autoriteti i Aviacionit Civil doli kundër kërkesës duke argumentuar se nuk ka objekt, ndërsa deklaroi se nëse pretendimet e ICTS do të pranoheshin, do të cenohej rëndë interesi publik, pasi bëhet fjalë për aeroportin e vetëm ndërkombëtar, që është dhe objekt i sigurisë kombëtare dhe çdo masë e marrë do të cenonte atë dhe sigurinë e pasagjerëve.

TIA nga ana e saj nuk ka shprehur qëndrim duke e lënë çështjen në vlerësimin e gjykatës.
Pasi shqyrtoi argumentet trupa gjykuese vendosi në favor të kompanisë, duke argumentuar “Marrja e masës së sigurimit të padisë, jo vetëm nuk do të cenonte rëndë imazhin publik, por përkundrazi do të shmangte cenimin e rëndë të interesit publik, pasi në rast se kompania kërkuese nuk do të bashkëpunonte me mjete dhe personel, aeroporti do te ishte në kolaps dhe jashtë funksionimit”.

Referuar këtij vendimi, TIA duhet të ndërprerë procedurat për përzgjedhjen e një kompanie të re, ndërsa duhet të lejojë ICTS të garantojë sigurinë ne Rinas, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri, u shpreh se siguria në aeroport po garantohet nga vetë koncesionari, i cili në dijeninë e tij, ka lidhur kontrata me punonjësit e ICTS deri në fund të këtij viti.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!