MENU
klinika

"Mirësjellja mund të bëjë ndryshim të madh"

Gruaja e diskriminuar jep mesazhin universal

07.09.2019 - 14:17

Anne u përpoq t’i nënshtrohej operacioneve plastike për të ndryshuar fytyrën, por nëna i dha kurajo që të vazhdonte përpara, pa qenë nevoja që të harxhonte gjithë energjitë te kirurgjitë plastike.

Nëse sheh dikë që e ka të vështirë të zërë shokë, ose po vuan nga bullizmi sepse nuk ka shokë ose nuk është aq i/e bukur ose nuk ka veshur rrobat më ‘in’ – të lutem dili në krahë. Përshëndete ose thjesht buzëqeshi në korridor. Ti nuk e ke idenë se me çfarë mund të përballet dikush jashtë shkollës. Mirësjellja jote mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e dikujt. Postoje nëse bie dakord.”, ky është postimi i Anne Price, që sensibilizon të gjithë fëmijët që fillojnë shkollën.

Annie Price u dogj nga zjarri kur ishte fëmijë dhe u përball me bullizmin. Ajo u përpoq më vonë t’i nënshtrohej operacioneve plastike për të ndryshuar fytyrën, por nëna i dha kurajo që të vazhdonte përpara, pa qenë nevoja që të harxhonte gjithë energjitë te kirurgjitë plastike.  Annie sot është instruktore fitnessi dhe organizon seminare për rritjen e vetëbesimit dhe motivimit. Ajo dhe partneri i saj Sam janë prindër të një djali 1 vjeç.

Fotoja është shpërndarë edhe nga grimieri Mario Dedivanovic, bashkëngjitur me një histori personale. “Kur isha në shkollë fillore, në klasën e dytë ose të tretë, disa fëmijë talleshin me një vajzë të vogël nga Kina që nuk fliste anglisht dhe e gjuanin me sende gjatë orarit të drekës teksa ajo ulej vetëm,” shkruan Mario. “Ajo thjesht ulte kokën. Fillova të ulem me të gjatë drekës dhe ata ndaluan së hedhur gjëra. Në fund të ditës, dilja nga shkolla me të.”

Po kështu, artisti i grimit shton se “i lidhte flokët ndonjëherë” pasi baluket i binin mbi sy. “Në ditën e fundit të shkollës, nëna ose gjyshja e saj, më dha një lodër. Ajo nuk fliste anglisht, por nuk ishte e nevojshme. Mirësia është një gjuhë universale. Shpresoj që të gjithë te keni një vit të shkëlqyer shkollor.”