MENU
klinika

"Tirana mezi po kryen punët e veta"

Haradinaj: Disa po kërkojnë ndihmë në Tiranë!

22.09.2019 - 16:09

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët në Podujevë, me të cilët ka bashkëbiseduar për temat e ndryshme.

Në një moment, ai ka kritikuar edhe disa politikanë kosovarë të cilët, sipas tij, “shkojnë në Tiranë për t’u këshilluar, e Tirana mezi po i kryen punët e veta.

“Ka njerëz tanë që po shkojnë në Tiranë, a Tirana mezi po i kryen punët e veta. Po ata shkojnë atje me marr drejtimin qysh me u qeverisë Kosova, se nuk po guxojnë ose s’po besojnë që edhe ne jemi popull, jemi shtet, mund të qeverisim veten”, ka thënë Haradinaj.