MENU
klinika

Arti në zi!

Humb jetën fotografi i VIP-ave

04.09.2019 - 15:57

Fotografi shumë i njohur i VIP-ave, Peter Lindbergh, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Kjo ka ndodhur ditën e djeshme, mirëpo vetëm pak më parë u njoftua nga familjarët për lajmin e hidhur, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së fotografit, ndërkohë të shumtë janë personat që kanë shprehur ngushëllimet e tyre në komente.

Fotografi gjerman është cilësuar si një ndër artistët më kontemporanë dhe influencues në imazhet kinematografike dhe fotot e modës.

 

Në tetor të vitit 2017, ai fotografoi dukeshën e Sussex, Meghan Markle, për kopertinën e revistës “Vanity Fair”.