Antonie Griezmann humbi penallti në ndeshjen që Franca fitoi 4-1 ndaj Shqipërisë.
Ai mund të çonte rezultatin 3-0 që në pjesën e parë, por nuk ia doli duke goditur traversën e Thomas Strakoshës.
Kampioni i botës e kaloi me të qeshur këtë episod, madje i vuri fajin gruasë së tij për gjuajtjen e gabuar.
“Nuk e di se çfarë ndodhi, nuk e di. Ndoshta e humba penalltinë, sepse gruaja ime nuk e pa ndeshjen.
Isha në një formë të mirë, por ne nuk mund të shënojmë gjithmonë. Shumë keq, do të punoj në të ardhmen me penalltitë.
“Ishte një ndeshje e mirë, pasi luftuam fort dhe fituam. Më vjen keq që pësuam gol në minutat e fundit. Kemi humbur futbollistë të rëndësishëm në fushë, por dhe për impaktin që kanë në dhomat e zhveshjes, megjithatë ata që luajtën i zëvendësuan shumë mirë”, -tha lojtari i Barcelonës.