MENU
klinika

Pretendimet e selisë blu

I dënuar në Itali? Prokuroria kërkesë Babanit

18.09.2019 - 12:21

Prokuroria i ka dërguar kërkesë kryebashkiakut të Vaut të Dejës Mark Babani për të paraqitur shenjat e gishtërinjve.

Kërkesa e organit të akuzës vjen disa ditë pas akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi se Babani ka përdorur 3 identitete të ndryshme gjatë kohës së emigrimit në Itali nga 1994-1999. Selia blu pretendeon se Babani është dënuar dhe dëbuar nga shteti fqinj.

Pas akuzave të PD-së, Babani deklaroi se do të padisë Bardhin për shpifje.

Babani bëhet kryebashkiaku i tretë socialist që denoncohet nga PD-ja për falsifikim të formularit të dekriminalizimit pas Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut. Pjetri dha dorëheqjen si kryetar i Bashkisë së Shkodrës pa e kryer betimin.

“Tajlanda e përkryer” për arratisje në vjeshtë"

Media britanike: Vizitoni Lumin e Shalës!

Turistët shijojnë ecjet në shtigje

Valbona, destinacion gjithëvjetor!

Shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë

Çfarë ndodhi? ‘Pushtohet’ nga flakët magazina në Lezhë