Zlatan Ibrahimovic vazhdon të tregojë një formë spektakolare në Major Soccer League të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Suedzi ka shënuar një tjetër tripletë për skuadrën e tij Los Angeles Galaxy, duke u bërë protagonist absolut në ndeshjen ndaj Kansasit, të cilën LA Galaxy e fitoi me rezultatin e thellë 3-0.
Fillimisht Ibra ekzekutoi një 11-metërsh të cilin portieri i Kansasit e priti, por topin e kthyer suedezi e shtyu lehtësisht në rrjetë, ndërsa më pas shënoi edhe dy herë të tjera me aksion.
Zlatan Ibrahimovic u transferuar në SHBA në vitin 2018, ndërsa në 52 ndeshje, ka arritur të shënojë 48 gola, duke qenë protagonist në çdo takim, por shpeshherë edhe jashtë fushe.
Suedezi nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer sërish në futbollin europian, ndonëse më 3 tetor do të mbushë plot 38 vjeç.