Lëvizja e Mauro Icardit te PSG ishte disi e papritur, por padyshim që rreth argjentinasit po luhej një nga telenovelat më të mëdha të merkatos së verës.
Ai foli sërish rreth kalimit te skuadra e PSG-së dhe tregoi arsyet që e shtynë të pranonte ofertën.
Sulmuesi dha një intervistë për Eleven Sports:
“Jam shumë i lumtur, pasi është një kënaqësi e madhe të luaj për një skuadër të tillë, për karrierën time është mundësi e mirë dhe dua të bëj më të mirën.
Të luash në një ekip të madh me futbollistë të mëdhenj është sfidë e madhe. Kjo ishte decizive kur PSG më kontaktoi dhe më ofroi kontratën mua.
“Kam bërë një hap të madh përpara në karrierë dhe shpresoj të përjetoj emocione të mëdha këtu. I njoh të gjithë argjentinasit e skuadrës, gjithashtu Edinson Cavanin dhe Neymarin. Është fantastike të dish se do të luash me to”.
Ai foli dhe për qëllimet me PSG.
“Kam ardhur këtu për të fituar trofe dhe PSG ka dominuar në vitet e fundit në Francë. Italia ka reputacion për mbrojtje të hekurta dhe është shumë e vështirë të shënosh. Do të luaj në Francë tani, do të mësoj dhe do të përshtatem.
Në Itali ka shumë skuadra të mëdha, derbi dhe përplasje të forta. I dua sfida të tilla, tani do t’i përjetoj’, përfundoi argjrntinasi.