MENU
klinika

Emrat

Ikën Gentian Osmani, KLP shpall vakancën, dy prokurorë në garë

17.09.2019 - 16:36

Esmeralda Keshi Cami dhe Vladimir Mara janë dy prokurorët që garojnë për vendin vakant në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vakanca në qeverinë e prokurorëve u krijua pas shkarkimit të Gentian Osmanit nga Kolegji i Posacëm i Apelimit, në kuadër të procesit të vettingut.

Me gati një muaj vonesë, Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku shpalli thirrjen e interesit, duke u lënë 15 ditë kohë prokurorëve të paraqisnin kandidaturat.

Afati ligjor përfundoi në orën 16:00 të së martës nga ku rezultoi se në garë janë ish drejtuesja e prokurorisë së Dibër, e cila u përplas me Arta Makun për dosjen 184 dhe prokurori i dosjes tjetër të shumëdiskutuar 339, Vladimir Mara.

Sipas ligjit, kryeprokurorja e përkohshme duhet të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Prokurorëve, për votimin e dy kandidatëve.

Zgjedhja e anëtarit të 11 të Këshillit, vjen në kohën kur ky institicion pritet të thërrasë në interviste dhe të bëjë pikëzimin e kandidatëve për prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve