MENU
klinika

"Ishalla gjen veten, nuk e kuptoj profesionin e tij”

Ilda Bejleri i hedh sërish benzinë zjarrit, ironizon Shakohoxhën

03.09.2019 - 12:42

Ditën e sotme Ilda Bejleri sërish i ka hedhur flakë marrdhënies së ndërlikuar mes saj dhe kometatorit sportiv Dritan Shakohoxha.

Si hyrja më e re në Top Channel ajo tregoi për eksperiencën, emocionet dhe sigurisht nuk mund t’u shmangej pyetjeve që lidhen me debatet më të fundit të saj.

E pyetur lidhur me keqkuptimet që ka pasur me Dritan Shakohoxhën, Ilda me përgjigjen e saj thjesht i hodhi më shumë benzinë zjarrit. Ajo tregoi se Dritani është ndër ata personazhe që nuk e kupton se çfarë profesioni ka.

“Konflikt real nuk ka pse të ketë, sepse ne jemi dy njerëz që vazhdojmë secili punën e vet. Në 11 vite, unë nuk kam pyetur Shakohoxhën për asgjë. Shakohoxha është një nga ata njerëz që unë s’e kuptoj profesionin që ka, një herë del menaxher gazetarësh, një herë menaxher futbollistësh, një herë del brigadier, një herë drejtor, një herë komentator. I uroj që të gjejë veten mbi të gjitha”, tha Ilda.

Në këtë mënyrë ajo ka ironizuar edhe aludimet se shkak për largimin e saj ishte bërë komentatori Shakohoxha.