MENU
klinika

Reagimi i Presidentit

Ilir Meta: Më ‘çmendët’, me 9 shtator më keni aty!

04.09.2019 - 16:49

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor në datën 9 shtator në orën 10:00

Data dhe ora është vendosur nga Komisioni Hetimor, ndërsa konfirmimin e ka bërë vetë kreu i shtetit, më herët në një status në Facebook.

Të dashur miqtë e mi gazetarë, Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional.

Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për të vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti.’-shkruan Meta.

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!