MENU
klinika

Fakte të reja

Ja çfarë e pengoi Ana Frank të largohej nga Holanda…

05.09.2019 - 21:46

Familja e Anne Frank u përpoq të arratisej nga persekutimi nazist dhe të emigronte në Shtetet e Bashkuara, por e pati të pamundur për shkak të politikave migratore kufizuese.

Janë këto faktet e reja që kanë dalë në dritë në përvjetorin e 76 të fshehjes së familjës Frank nga nazistët të Amsterdam, pikërisht në 6 korrik të vitit 1942.

Një vit përpara se familja e Otos të ndërmerrte këtë vendim, vajza e tij më e vogël, Ana Frank i shkruante me shqetësim një mikut të saj në Shtetetet e Bashkuara, se priste me padurim përgjigjien që do të vinte nga zyra e emigracionit pasi SHBA-të ishin vendi më i përshtatshëm që ajo dhe familja të jetonin së bashku të sigurtë.

Edhe pse përpjekjet e Oto Frank për të larguar familjen nga Holanda drejt SHBA-ve nisën që në vitin 1938-të, shkatërrimi i konsullatës amerikane dy vite më pas gjatë bombardimeve amerikane solli edhe shkatërrimin e të gjithe dokumentave përfshi dhe listën e pritjes të aplikantëve për viza, mes tyre dhe familja Frank.

Mes qindra mijëra njerëzve që kërkonin strehim në Shtetet e Bashkuara që prej shpërthimit të luftës në 1939-ës, Uashingtoni lëshoi më pak se 30 mijë viza. Aplikimi për vizë zgjaste disa vjet dhe përfshinte shumë dokumenta, përfshi dhe deklarimin e të afërmve apo miqve që do të dilnin garant në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane nuk e thjeshtuan procedurën edhe pse në lufta ishte një emergjencë për qindra e mijëra hebrenj që tentuan t’i shpëtonin rrezikut të pushtimit nazsit.

Përkundrazi pajisja me vizë e ndërlikoi edhe më shumë përpjekjet për të emigruar në drejtim të “tokës së premtuar”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale