MENU
klinika

Çfarë i bëri bashkë divat e muzikës?

Jennifer Lopez dhe Shakira bashkë në një event

27.09.2019 - 18:31
Dy divat e muzikës botërore bashkë në një event. Sipas mediave të huaja Shakira dhe J.LO do të jenë pjesë e shfaqjes së njohur SuperBowl dhe lajmi është dhënë nga vet Lopez.

Përmes një njoftimi në Twitter ajo ka lajmëruar ndjekësit e saj se në këtë event do të jetë së bashku me Shakirën.

 

Eventi do të realizohet më 20.02.2020. Si Jennifer Lopez ashtu edhe Shakira shquhen për performanca elektrizuese dhe të ‘çmendura’ për fansat.