MENU
klinika

Pak muaj më parë u bë gjyshe

Jozefina Topalli shfaqet me nipin në publik

25.09.2019 - 18:29

Më datën 17 të muajit gusht, ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, u bë për herë të parë gjyshe.

Vajza e saj Megi, e cila prej kohësh bashkëjetonte me partnerin e saj shkodran, Angjelin Serreqin, solli në jetë një djalë.

Megjithëse ende nuk kanë publikuar asnjë foto të portretit të të voglit, Topalli është shfaqur në publik së bashku me nipin.

Ajo ka shkuar për t’u nderuar në Universitetin e Shkodrës, ku ka marrë çmimin e karrierës.

“Isha me djalin e porsalindur të vajzes  në krah kur mora mesazhin nga një pedagoge e universitetit dhe më tha se do nderohesha me një çmim. U habita se kur bie nga pushteti nuk të japin çmime.Unë isha mesuar që sistemi edhe pse isha e para hiqnin foton time nga tabela e nderit, as sot nuk ka ndërruar sistemi. Nëse kritikon shefin shpallesh armike.

Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ënderr se kam imagjinuar se në liri do kishte mungese përfaqesimi dhe djegie mandatesh.Më kanë hequr nga politika kur kisha për të dhënë më shumë. 4 persona mbajnë sot peng vendin, vetëm fëmijët tanë mund të sjellin ndryshimin. Do të ishte më mirë të iknin katër shahista, sesa të largohen shqiptarët nga vendi i tyre.”– u shpreh ish-kryeparlamentarja.

Gjatë fjalimit të saj, në sallë janë fotografuar e bija, Megi, së bashku me vogëlushin i cili ndodhej në karrocë, teksa shoqëronin Jozefina Topallin.

Më poshtë do të shihni fotot e bëra gjatë eventit ku Megi, e bija e Jozefina Topallit, shafaqet me djalin e saj gjatë dhënies së çmimi për ish-kryeparlamentaren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN