Ndonëse në pozitë mjaft të vështirë, Maurizio Sarri ka ndarë mendjen për listën e futbollistëve që do të federojë për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke sakrifikuar dy emra të rëndësishëm të skuadrës.
Bëhet fjalë për Mario Mandzukic dhe Emre Can, dy futbollistë që janë lënë jashtë kësaj liste dhe nuk do të kenë mundësi të luajnë me fanellën bardhezi në ndeshjet e Championsit, të paktën deri në muajin janar.
Rregullorja e UEFA-s lejon federimin e 25 futbollistëve, por 4 prej tyre duhet të jenë rritur në ekipet zinxhir të klubit që përfaqësojnë dhe Juventus kishte vetëm një emër të tillë, Pinsoglion, ndaj dorëzoi një listë me vetëm 22 lojtarë.
Të sakrifikuarit duhet të ishin 3, por dëmtimi i Giorgio Chiellinit pak ditë më parë, bëri që të shpëtonte nga “skarcimi” mbrojtësi Daniele Rugani, ndërsa Aron Ramsey fitoi balotazhin me turko-gjermanin Emre Can.
- Lista e plotë:
1 Szczesny
2 De Sciglio
4 de Ligt
5 Pjanic
6 Khedira
7 Ronaldo
8 Ramsey
10 Dybala
11 Douglas Costa
12 Alex Sandro
13 Danilo
14 Matuidi
16 Cuadrado
19 Bonucci
21 Higuain
24 Rugani
25 Rabiot
28 Demiral
30 Bentancur
31 Pinsoglio
33 Bernardeschi
77 Buffon