Dy ndeshje, dy gola (njëri i anuluar me VAR kundër Parmës). C.Ronaldo e ka nisur sezonin e ri praktikisht aty ku e mbylli, duke shënuar, por këto janë shifrat që nuk mund të kënaqin kurrsesi një kampion të madh si CR7.
Ego e tij nuk njeh limite, dëshira e tij është të jetë gjithnjë në majën e çdo klasifikimi, të thyej çdo rekord. Sarri e njeh shumë mirë këtë objektiv të C.Ronaldos, për këtë arsye premtimi i tij i parë ka qenë pikërisht për Ronaldon.
Sipas “TuttoSport”: Sarri i është drejtuar Ronaldos me këto fjalë: “Dua të bëj që këtë sezon të shënosh mbi 40 gola”, premtim ky i cili ka bërë që Ronaldo të karikohet edhe më shumë. Objektivi është vendosur, Sarri-Ronaldo, dëshirojnë të thyejnë rekordin e Higuain në Serie A, 36 gola sezonal. Ky premtim nuk është aspak i lehtë, por në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” gjithçka rrotullohet rreth këtij qëllimi.
Plani taktik është fiks, skema e Sarrit është e qartë. Higuain është qendërsulmues ndërsa Ronaldo niset nga e majta por ka lirinë e duhur të synojnë në çdo moment zonën dhe portën e kundërshtarit. Ronaldo është gati për këtë plan, goditjen e parë e realizoi kundër Napolit, tani duhen dhe 39 të tjerë.