19.09.2019 - 18:30
Në Kapshitcë, është rritur numri i hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në kufirin e gjelbër.
Sipas informacioneve, janë kapur 21 refugjatë në fshatin Trestenik. Mes tyre ka burra, gra dhe fëmijë.
Trembëdhjetë prej refugjatëve të kapur janë anëtarë të së njëjtës familje. Refugjatët janë marokenë, sirianë dhe irakian.
Gjatë muajit shtator ka pasur dyndje të hyrjes së refugjatëve, kryesisht në dy fshatrat kufitarë ,Trestenik dhe Vernik.