MENU
klinika

Kandidate për deputete

Këngëtarja e njohur shqiptare i futet politikës

10.09.2019 - 20:43

Këngëtarja e njohur e “Mall për Çamëri”, Enkelejda Arifi, është përfshirë së fundmi në politikë.

Ajo i është bashkuar lëvizjes “Vetëvendosje” dhe tashmë është në listën e kandidatëve për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Këtë lajm e ka dhënë kryetari i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, në një postim në rrjete sociale.

“Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, na është bashkuar në Lëvizje dhe është në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vjen nga Durrësi ku është shkolluar për muzikë (flautë dhe kanto) dhe jeton në Gjilan ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010. Ajo është këngëtare profesioniste prej 25 vitesh dhe ka një krijimtari të gjerë ku përfshihen dhjetra albume e këngë të zhanreve të ndryshme. Me këngën në zemër dhe me këngëtaren Enkelejda ecim drejt fitores më 6 tetor 2019.”- shkruan ai në postim.

Kujtojmë se Enkelejda është shpërngulur prej vitesh në qytetin e Gjilanit, ku vazhdon ende të japë kontributin e saj në art dhe tashmë edhe në politikë.