Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm nivelin e prurjeve në Hec Fierzës duke i dyfishuar ato aktualisht me 120 m3/s.
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) konfirmon për ATSH-në, se në kushtet e përmirësuara hidrike edhe plani i prodhimit të energjisë për muajin Tetor 2019 pritet të rritet me të paktën 30% krahasuar me parashikimin.
Aktualisht situata hidrooenergjitike e kaskadës është si më poshtë vijon:
Të dhënat e datës 24 Shtatr 2019 | ||||
Të dhënat | Fierzë | Koman | Vau Dejës | |
Niveli (m) | 274.86 | 171.44 | 73.73 | |
Prurje (m3/s) | 120 | 35 | 10 | |
Prodhimi (MWh) | 0 | 4.407 | 2.295 |
Sipas ATSH, KESH bën të ditur se, pavarësisht vështirësive të krijuara prej mungesës se reshjeve ne 6-mujorin e parë të vitit, falë administrimit të kujdesshëm të rezerves energjitike, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare planifikon të prodhojë në Shtator 2019 për nevojat e konsumatoreve fundore ( OSHEE ) rreth 230 GWh, ose vetëm 10% me pak se prodhimi mesatar shumëvjeçar për të njëjtën periudhe.
Janar -Gusht | 2018 | 2019 |
Prodhimi Kaskadës (GWh) | 4813.8 | 1929.8 |
Rezerva Energjitike 31 Gusht (GWh) | 849.8 | 718.1 |
Ndërkohë që sot situata në HEC-e, pas reshjeve të dendura të shiut, paraqitet e qetë dhe pa probleme në strukturat e menaxhuara nga KESH, në njësitë HEC Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka pasur vetëm një avari si pasojë e motit të keq, gjatë mbrëmjes në orën 23:00, në linjën L 220-15/2 shtylla nr 47, faza A. Kjo avari nuk ka shkaktuar mungesë furnizimi me energji dhe është riparuar në orët e para të mëngjesit nga brigada e linjave të njësisë operative Tiranë.
Strukturat e MIE dhe agjencive të varësisë do të vijojnë pa ndërprerje punën për riparimin e të gjitha dëmeve dhe problematikave të shkaktuara nga moti i keq.