MENU
klinika

Ulërima e të qara!

Kim Kardashian nuk përmbahet kur sheh të ëmën në barrelë

17.09.2019 - 19:10

Sezoni i ri i “Keeping up with the Kardashians” është mjaft dramatik!

Pas skandalit të tradhtisë së Tristan Thompson dhe sëmundjes së Kim Kardashian, të tjera pamje shqetësuese janë publikuar së fundi në promon e episodit të ri.

Në një video me sekuenca të shkëputura nga episodi i së dielës, shohim Kim Kardashian që merr një telefonatë për një emergjencë mjekësore të së ëmës Kris Jenner.

 

View this post on Instagram

 

this Sunday’s episode looks intense to say the least….?? I can’t wait! @kuwtk

A post shared by Kardashian Videos ? (@dashtube) on

Kjo e fundit shfaqet e shtrirë në barrelë dhe Kim shpërthen në ulërima e të qara pasi trembet për shëndetin e saj.

Duket shumë e çuditshme që kamerat po e filmojnë këtë moment, megjithatë kur bëhet fjalë për “Keeping Up with the Kardashians”, asgjë nuk mund të na befasojë më shumë!