MENU
klinika

Takimet në Kuvend

Komisioni i Venecias zbarkon sot në Tiranë, zbardhet axhenda

10.09.2019 - 08:06

Gjatë ditës së sotme, pritet të mbërrijë në Tiranë një delegacion nga Komisioni i Venecias, në një mision fakt mbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Sot, ata do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesit e opozitës Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjoshën, takim i cili zhvillohet në orën 08:00 të mëngjesit.

Më pas, takimet vijojnë me kryetarin e grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla dhe deputetë anëtarë të Grupit, takim i cili nis në orën 09:00.

Më pas, delegacioni do të takojë Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve, për të vijuar me një takim rreth mesditës me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Më herët është thënë se delegacioni do të takojë edhe Presidentin Meta.

Mazhoranca socialiste në pushtet pret një përgjigje nga Komisioni i Venecias para se të vendosë për fatin e Presidentit.