06.09.2019 - 12:28
Është konstituuar Këshilli i qarkut Lezhë.
Kreu i ri i qarkut është zgjedhur Eduart Ndreca. Ai ishte kandidatura e vetme për postin e kryetarit.
Ndreca është kreu i PS për qarkun e Lezhës dhe pedagog në Universitetin e Shkodrës.
Ai mori 14 votat e këshilltarëve të pranishëm në mbledhje, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Në mbledhje mungonte vetëm kryetari i bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj.