MENU
klinika

Dëmtimet nga tërmetet

Korçë/ Banorët e Floqit ende pa shtëpi

01.09.2019 - 12:41

Banorët e Floqit në Korçë të prekur nga tërmeti i 1 qershorit e kaluan verën në çadra apo shtëpitë e rrënuara.

Ata shprehen të frikësuar për dimrin që po vjen, duke treguar mosbesim për zgjidhjen e situatës përpara kësaj stine. Tre muaj pas tërmetit të 1 qershorit, shumë familje në Floq të Korçës mbeten në qiell të hapur dhe të pasigurt për të ardhmen.

Verën e kaluan në çadra, shkollën e fshatit apo shtëpitë e rrënuara, por dimri që në këto anë është i ashpër i tremb.

Qeveria u ka premtuar rindërtim të shtëpive para stinës së ftohtë, por banorët thonë se duke parë ecurinë dhe problematikat sipas tyre të procesit janë bërë mosbesues.

Tërmeti i fuqishëm i 1 qershorit shkatërroi më shumë se 120 banesa ndërsa la në rrugë dhjetëra familje.

Aktualisht janë ndërtuar 5 banesat e para ndërsa pritet të vijojë edhe në banesat e tjera.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit