MENU
klinika

Dardanët vazhdojnë ëndrrën

Kosova vijon shkëlqimin/ Thyen Çekinë!

07.09.2019 - 17:12

Kosova mund të ëndërroja! Ekipi “Dardan” ka mposhtur me rezultatin 2-1 Republikën Çeke në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ekipi i Bernard Challandes vinte me 5 mungesa titullarësh, por ja doli të zhvillonte një ndeshje të madhe mbështetur dhe nga publiku vendas.

Fillimi i ndeshjes nuk ishte i mirë për Përfaqësuesen tonë, pasi pësuam gol në kundërsulm. Schik dërgoi topin në rrjetë në minutën e 16′ duke mposhtur bukur Muricin.

Kosova reagoi menjëherë me “vrasësin” Vedat Muriqi duke barazuar rezultatin. Sulmuesi i Fenerbahçes i vodhi kohën dhe pozicionin mbrojtësit duke dërguar topin në rrjetë për 1-1. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Vendasit rritën presionin në të dytën duke dominuar çekët dhe ia dolën të dilnin te goli.


Minuta e 67′ vendosi sfidën. Valon Berisha, i futur në pjesën e dytë, shfrytëzon mungesën e vëmendjes së mbrojtjes çeke ndaj Vojvodës dhe dërgon topin në këmbët e tij. Mbrojtësi i djathtë nuk gjuajti mirë, por mjaftoi për të përshëndetur rrjetën për 2-1. Një skemë e ngjashme me atë të Trent Alexander-Arnold për Origin në përmbysjen e famshme ndaj Barcelonës.

Miqtë marrin kontrollin e minutave të mbetura dhe janë më të rrezikshëm, por kosovarët arrijnë të marrin një fitore me shumë vlera ndaj rivalëve kryesorë për vendin e dytë.

Kosova momentalisht ndodhet në kuotën e 8 pikëve në vendin e parë, Anglia me 6 në vendin e dytë me 2 ndeshje më pak, ndërsa Çekia në vendin e tretë me 6 pikë. Mbyllin tabelën Mali i Zi dhe Bullgaria me 2 pikë.