MENU
klinika

Ramën e pret një e mërkurë intensive

Kriza politike/ Zbardhet axhenda e David Kostelancik

03.09.2019 - 19:20

Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik po qëndron për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Mësohet se zyrtari i lartë do të takojë nesër pasdite kryeministrin Edi Rama, duke nisur nga ora 17:00, ndërkohë mësohet se Kostelancik do këtë gjithashtu takime intensive gjatë dy ditëve të ardhshme me përfaqësues të partive kryesore politike në Shqipëri.

Kriza e thellë politike dhe mungesa e dialogut mes palëve po ndiqet me interes të lartë.

Zyrtarë të lartë, por edhe përfaqësia diplomatike kanë apeluar për spektrin politik në Shqipëri, që të gjejë një gjuhë të përbashkët me qëllim integrimin e vendit në strukturat e Bashkimit Evropian dhe tejkalimin e “inateve personale”.