MENU
klinika

Kategoria superiore

Laci ‘zhyt’ Partizanin/ Bylis përmbys Kukësin!

15.09.2019 - 20:03

Partizani mundet në Laç me një gol të Regi Lushkjes, të shënuar në pjesën e dytë dhe skuadra kurbinase merr fitoren e parë për këtë sezon. Të njëjtin fat pati edhe Kukësi që u mund 2-1 në Balls , ndaj Bylisit.

Ekipi i Sulejman Starovës shfaqet më kërkues në pjesën e parë, por rastet për shënim i kanë të dyja skuadrat. Ndërsa në minutën 60’ Lushkja mposht Alban Hoxhën me një goditje të saktë nga jashtë zone.

Trajneri Lerda hedh në sulm edhe Ekuban dhe luan me katër sulmues, për të kërkuar golin e barazimit, por dështon të ia dalë, teksa në fund portieri Stazhilla bëhet hero me një pritje përcaktuese.

Fat të njëjtë pati edhe Kukësi në Ballsh, që u mund 2-1 nga Bylis. Ekipi verilindor kaloi fillimisht në avantazh me golin e Limaj, i cili shënoi nga një goditje dënimi. Gjithsesi skuadra ballshiote luajti mirë dhe arriti të barazojë shifrat me golin e portierit Hidi, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e fundit Murataj shënon gol dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë me 10 lojtarë shokët e skuadrës.

Pas këtyre ndeshjeve Laçi shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 6 pikë. Kukësi dhe Bylis në baraspeshë, me nga 7 pikë secila skuadër.