Një tjetër tërmet raportohet se ka rënë para disa minutash me epiqendër në det, vetëm 18 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Shijakut pranë Durrësit dhe 38 kilometra në perëndim të Tiranës.
Mësohet se tërmeti është i masës 3.2 të shkallës Rihter.
Kujtojmë se që prej orës 16:04 minuta qytetet e Durrësit të Tiranës dhe disa qytete të tjera, janë goditur nga një valë tërmetesh ku më i forti ishte 5.8 i shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit të fuqishëm ishte në det, vetëm 10 kilometra larg qytetit të Durrësit.
Lëkundjet e tërmeteve kanë pësuar shumë dëmtime në banesa dhe pallate kryesisht në Durrës dhe në Tiranë si dhe ka patur disa të lënduar, kryesisht me fraktura, kriza paniku dhe lëndime të zemrës. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë qytetar të vdekur.