MENU
klinika

Edhe pse është ende i ri

Lojtari i kombëtares rrezikon karrierën!

04.09.2019 - 17:51

Arlind Ajeti shqetëson shumë, pasi mbrojtësi i Shqipërisë nuk ka gjetur një skuadër në verë.

Lojtari ende nuk ka firmosur për asnjë skuadër dhe me merkaton e verës që është mbyllur në pjesën më të madhe të Europës e ardhmja është me shumë drithije.

Sezonin e fundit mbrojtësi e mbylli me Grasshopersin ku pati jo pak probleme.

Ai nuk ia doli që të mbante skuadrën në elite dhe u largua nga zviceranët. 25-vjeçari mund të qëndrojë pushim për 6 muaj, çka do të sjellë një goditje të madhe në karrierën e tij.

Ajeti ka luajtur dhe në Serie A me Crotonen dhe Torinon, ndërsa ky moment është i pakuptimtë për futbollistin.