Sot tre qytete të rëndësishme të Europës dhe futbollit, janë në ethe.
Luhen ndeshjet derbi, të famshme, mitike, dhe me rivalitet historik. Nis në orën 13.00 në Glasgou, ku përplasen ekipet më të forta dhe tradicionale të Skocisë. Rangers dhe Celtic.
Të dy skuadrat janë në vend të parë, me 9 pikë të plota nga 3 javët e para.
Në orën 17 e 30, Londra do të jetë në adrenalinë. Vjen përplasja e Arsenalit me Totenham. Dy klubet ikonë të kryeqytetit britanik, me një konkurencë të hershme, dhe fare pranë njëri-tjetrit gjeografikisht. Një rrugë i ndan.
Arsenali dhe sidomos Totenham nuk e kanë nisur mirë kampionatin këtë vit. Topcinjtë kanë mbledhur 6 pikë, me dy fitore dhe një humbje përballë liverpul. Ndërkohë që Totenham ka arritur vetëm një fitore, ka një humbje dhe një barazim.
Derbi më i zjarrtë, nga më të njohurit në Europë dhe në Botë, vjen në orën 18.00 në Itali. Në përballjen epike, mes Romës dhe Lazios. Kjo është java e dytë e Seria A. Në ndeshjen e parë Lazio ka arritur të fitojë dhe ka 3 pikë, ndërsa Roma ka barazuar, dhe ka 1 pikë.
Një e dielë interesante dhe me emocione kjo për futbolldashësit.