14.09.2019 - 12:25
Mbrëmjen e kaluar, Loredana promovoi albumin e saj të parë.
Albumi mban titullin “King Lori” dhe pjesë e tij janë këngët më të mira të Loredanës.
Një pjesë e tyre janë bashkëpunime, si përshembull këngët me Mozzik apo edhe vëllain e tij Getinjo.
Pavarësisht se ceremonia u mbajt në Berlin pjesë e saj janë bërë edhe disa artistë shqiptarë.
Mes tyre, Kida, Dhurata Dora, Enis Bytyqi dhe bashkëshortja e tij.
Sigurisht që nuk ka munguar as partneri i Loredanës, Mozzik, i cili i ka qëndruar pranë në çdo moment.
Pjesë e albumit është edhe kënga që Loredana i ka dedikuar së bijës, Hana.