Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa një tjetër është plagosur.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40 në autostradën Levan–Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh mjeti tip “Hynday” që drejtohej nga 25-vjeçari me inicialet K.B. banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, 27-vjeçari me inicialet E.H. banues në Burrel si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në spitalin rajonal Fier pasagjerja tjetër, Elsa Meskurti 21 vjeçe, banuese në Mat.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lëvizjes.