MENU
klinika

Arrestohet ish-deputeti

Maqedoni e Veriut/ Personat publikë në ‘sitën’ e drejtësisë

03.09.2019 - 16:18

Drejtësia në Maqedoninë e Veriut ka nisur të veprojë për personat publikë, të cilët dyshohen si të përfshirë në raste të shkeljes së ligjit.

Mediat vendase raportojnë se mbrëmjen e kaluar është arrestuar ish-deputeti, Lubomir Josifovski.

Pas arrestimit, ish-deputeti është marrë në pyetje në stacionion policor “Beko”.

Sipas burimeve jo zyrtare Josifovski akuzohet për veprën penale “hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike”.

Kujtojmë Josifovski ka qenë deputet nga radhët e PRSD-së.