MENU
klinika

Valixhja diplomatike

1928/ Matrapazët e Tiranës, si i “jepnin” me qira shtëpitë…

05.09.2019 - 11:40

Për shqiptarët, mjeshtria e tregtisë në kushte të vështira ka qenë plot talent. Por ajo që po sjell sot i kalon edhe fantazitë më ekstreme.

Ishte vitit 1928 dhe Tirana vërtetë ekzistonte në letër si kryeqytet, por në fakt ishte një fshat, madje as i madh nuk ishte. Një fshat në të cilin kishin nisur ethet e ndërtimeve pa kufi. Po, ku do strehoheshin ata inxhinierë dhe teknikë italianë që do punonin këtu?

Marifetet e shqiptarëve vijnë në gojën e një personaliteti italian që ka lënë kujtimet veta. Diplomati i njohur Pietro Quaroni që shërbeu në ambasadën italiane në Tiranë ato vite dhe që më vonë do të bëhej edhe president i televizionit RAI-t nga viti 1964 deri në 1969, na sjell të gjallë “tregtinë” alla shqiptare.

Të strehoheshe në Tiranën e vitit 1928 ishte me të vërtetë një problem serioz. Në fillimet e saj Tirana nuk ishte veçse një fshat i madh, graduar në rangun e një kryeqyteti. Qyteti, përveçse domosdoshmërisë të strehonte ministritë dhe funksionarët duhet të zgjidhte një çështje më të mprehtë akoma: Të strehonte menjëherë disa qindra italianë, oficerë, inxhinierë e teknikë, shumica e të cilëve, në zbatim të disa marrëveshjeve, u derdhën në Shqipëri me familjet e tyre.

Duke ndjekur lojën e ofertës dhe kërkesës, qiratë kishin arritur çmime përrallore: por iniciativa private shqiptare kishte arritur ti përshtatej kësaj gjendjeje në mënyrë shumë orgjinale. Pronari i një trualli mblidhte ato pak kursime të familjes dhe fillonte të ndërtonte një shtëpi. Me tu mbaruar të hollat – ato s’e lejonin veçse të arrinte deri te çatia – ai i ndërpriste punimet dhe priste “italianin”.

Ky “italian” derdhte shumën e nevojshme, thënë ndryshe, dy apo tre vjet qira dhe kështu mund të mbaronin shtëpinë. Disa madje e tepronin. Ime shoqe ishte ngarkuar të na gjente një shtëpi. Një ndërmjetës e siguroi që ai njihte një shtëpi që nja përshtatej shumë mirë dhe e shoqëroi në një terren djerrë.

-“Ti e shikon. Ky është trualli. Këtu do e ndërtojmë shtëpinë. Pikë për pikë si ta duash”- tha ai.

Kundërveprimi i sime shoqeje ishte qe menjëhershëm, më saktë i egër”.

(Valixhja diplomatike, faqja 137-138)

Marrë nga Roland Qafoku

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale