MENU
klinika

“Mali i Tomorrit është kthyer në një zonë turpi”

Mbrojtja e Tomorrit/ Klosi i prerë: Kjo katrahurë do marrë fund!

03.09.2019 - 18:26

Këshilli Kombëtar i Territorit ka mbajtur sot një takim, i cili kishte në fokus diskutimin dhe miratimin e “Vendimit për zgjerimin dhe mbrojtjen e zonës së “Parkut të Tomorrit”.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, i cili me një gjuhë të qartë theksoi se do t’i jepet fund njëherë e mirë shfrytëzimit pa kriter të kësaj pasurie kombëtare.

Duke folur për dobinë e Malit të Tomorrit, Blendi Klosi tha se qeveria do të vijojë me konsultime dhe debate në të gjithë vendin, për të ngulitur tek qytetarët dobinë që kanë zonat e mbrojtura.

Ai hodhi akuza ndaj qeverisë së mëparshme, e cila sipas tij mori vendime të ashpra dhe që ishin në dëm të “Parkut Kombëtar të Tmorrit”.


“Guroret e kanë shndërruar atë në një zonë turpi. Vendimi i bllokimit të aktivitetit nga qeveria në 2018, u rrëzua me një vendimi absurd nga Gjykata Administrative e Tiranës.

Mali i Tomorrit sot është një mal që duhet mbrojtur.Kemi realizuar një diskutim me ekspertë të fushës. Garantojmë se kjo katrahurë nuk do të vijojë më në Malin e Tomorrit

Ne do të vijojmë të kryejmë diskutime me të njëjtën procedurë në të gjithë vendin tonë, ndërsa do theksojmë rëndësinë se pse zonat e mbrojtura duhet të jenë të tilla.

Mali i Tomorrit është një atraksion turistik dhe është një turp për administratën shqiptare qe lejon të vijojë shkatërrimi i këtij ambienti”-theksoi Klosi.