MENU
klinika

Falimenton "Express"

Rreshtat e fundit: Bëni qejf me telefonat e ndyrë!

18.09.2019 - 14:06

     Për gazetën amerikane ‘Express’, e enjtja do të jetë dita e saj e fundit në shtyp.

Menaxhimi i gazetës theksoi humbjet financiare, teksa shpjegoi vendimin për ta mbyllur gazetën 16-vjeçare, që kryesisht, kishte në shënjestër udhëtarët e metrosë.

Ndërsa ata nuk pranuan të sigurojnë numra specifikë, stafi menaxhues tha se gazeta e shtypur, kishte filluar të kishte rënie të të ardhurave, kohët e fundit.

 

 

 

 

 

Çdo mëngjes, “Express” ishte shpërndarë falas nga tregtarët, si dhe ishte hedhur edhe nëpër kazanët në afërsi të stacioneve të metrove.

Redaktori ekzekutiv për “Express”, Dan Caçavaro, tha se në kulmin e saj, gazeta ishte shpërndarë në rreth 190,000 kopje në ditë, kjo në vitin 2007.

Kjo shifër ra në mënyrë të konsiderueshme vitet e fundit, pjesërisht për shkak të rënies së lexuesve në metro dhe falë përdorimit të sinjalit ËiFi në tren, çfarë u mundësonte pasagjerëvë leximin edhe në telefon.

 

 

 

 

Caccavaro e bëri të ditur lajmin përmes paragrafit të lamtumirës, që do të botohet në gazetën e të enjtes.

“Këtë të hënë në mëngjes, ndërsa mora trenin për të shkuar në punë … tre vetë, mes morisë së pasagjerëve në “Blue Line”, po lexonin “Express”-in (faleminderit!)”, – shkroi ai. “Një burrë ishte zhytur brenda një libri të vjetër. Pothuajse gjithë të tjerët, shikonin telefonin”.

Gazeta “Express” punësoi 20 gazetarë, të cilët do të pushohen tashmë, me mbylljen e saj./Konica.al

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen