22.09.2019 - 08:37
Moti për sot do të ektë një alternim mes kthjellimesh dhe vranësirash, ku dhe temperaturat do të kenë luhatje të forta.
Mësohet se vranësirat do të shtohen në pasdite, ku dhe temperaturat do të pësojnë ulje.
Era do të jetë me shpejtësi mesatare pasi do variojë nga 2-12m/sek, e shoqëruar me një valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë në det.
Temperaturat minimale parashikohen të jenë nga 6 deri në 17, ndërsa vlerat maksimale do të jenë nga 24 dhe mund të shkojnë deri në mbi 30 gradë.
Rreshje shiu nuk parashikohet të ketë sot gjatë ditës, por nuk përjashtohet që java tjetër të sjellë shtrëngata.