10.09.2019 - 08:05
Pjesa e parë e ditës mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare të cilat pas mesditës do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira të përkohshëm në jug dhe zonat lindore.
Mbrëmja rikthen motin e kthjelët në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë Celsius në mëngjes, por mesdita sjell rritje të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 10 deri në 33 gradë Celsius.