MENU
klinika

"E ka personale me mua"

Meta i “përvishet” Finos: Hiqe shqetësimin për…

09.09.2019 - 12:22

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deputetit socialist, Bashkim Fino, i cili tha pak ditë më parë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve se Meta ka diçka personale me të.

Në Komisionin Hetimor, Meta i tha Finos ta hiqte këtë shqetësim, pasi nuk kishte asgjë personale me të.

Ndërsa lidhur me pyetjen e deputetit Fino se nuk është mbi palët, Kreu i Shtetit u përgjigj se ka qenë mbi palët edhe kur ishte kryetar Kuvendi apo kryetar i LSI, siç ishte rasti për votimin e Reformës në Drejtësi. Sipas Metës, nëse nuk do të kishte qenë mbi palët, kjo reformë nuk do të ishte votuar kurrë me votat e të gjithë deputetëve.

Bashkim Fino: Presidenti duhet të jetë mbi palët, në fakt më keni krijuar përshtypjen që keni qenë i palshëm. Tani që të dyja palët nuk e duan 13 tetorin çfarë do bëhet me zgjedhjet e 13 tetorit, do t’i shtyni sërish?

Po nëse qeveria do merret një vendim e do thoshte “Po e shkarkoj Presidentin”, a do ta zbatonte Presidentin vendimin e qeverisë?

Ilir Meta: Kam marrë vesh nga mediat se keni një perceptim sikur kam diçka personal me ju. Ju siguroj që nuk kam asgjë personale me ju, hiqeni këtë shqetësim. Më duhet t’iu kujtoj, edhe si koleg i vjetër, se unë edhe kur kam qenë palë, kryetar Parlamenti dhe kryetar i LSI, për çështjet madhore kam qëndruar mbi palët. Shembulli më i qartë ka qenë Reforma në Drejtësi dhe votimi në unanimitet, që kurrë nuk do të ndodhte nëse unë nuk do kisha qenë mbi palët.

Kam frikë që rekomandimi për integrimin do mbetet thjesht një rekomandim për një kohë të gjatë. Kam bërë gjithçka që opozita të rrinte në Kuvend dhe të përmbushte misionin e saj. Do vazhdoj të jem mbi palët dhe për të gjithë ata që mendojnë se i shërbej një pale kam një pyetje “Pse nuk më kërkuat mua të luaj një rol që opozita të mos digjte mandatet, që të mos kishim këtë përshkallëzim?” Pse duhet të kishim këtë zëvendësim të menjëhershëm? Duhet t’iu them se, duke respektuar bindjet e tua politike, unë me këtë detyrë kam qenë, jam dhe do të jem vetëm në mbrojtje të Kushtetutës, në interes të shqiptarëve.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!