MENU
klinika

“Shqetësim për grabitjen e bankave”

Meta: Mblodha Këshillin e Sigurisë Kombëtare një vit më parë, por…

09.09.2019 - 11:38

Detaje të reja ka dhënë Presidenti Ilir Meta gjatë mbledhjes së komisionit hetimor parlamentar.

Pyetur nga deputetja Hysi, në lidhje me informacionet sekrete që kreu i shtetit dha për planet për të destabilizuar vendin, dhe pse ai nuk kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Meta tha se kjo nuk është një cështje që mund të merrte zgjidhje në atë mbledhje.

Presidenti zbuloi se një vit më parë kishte mbledhur këshillin e sigurisë kombëtare pasi informacioneve për grabitje të bankave, por solli në vëmendje ngjarjen e 7 prillit në Rinas, megagrabitjen e parave të bankave të nivelit të dytë në barkune avionit, vetëm 30 minuta pasi ai kishte zbritur nga ajo linjë.

“Nuk mendoj se është një cështje që do të merrte zgjidhje aty. Mund t’ju them që e kam mbledhur para një viti pas shqetësimeve se mund të përsëritej sërish vjedhje e bankave, s’ ka ndodhur në të kaluarërn. Mund të pyesni z. xhafa e gjiknuri është bërë mbledhje e vecantë, janë marrë masa të veçanta, dhe kjo gjë ka ndodhur 30 minuta pasi Presidenti zbriti nga ajo linjë.” u shpreh Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!