MENU
klinika

Kriza politike

Meta përsërit thirrjet për dialog!

19.09.2019 - 18:23

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti në një takim Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy A. Chorba, i cili po viziton Shqipërinë me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Presidenti Meta dhe Ambasadori Chorba biseduan për marrëdhëniet midis vendeve tona dhe nevojën që SHBA-të të vazhdojnë të jenë të fokusuara në rajon, në një kohë që Shqipëria konsolidon shtetin ligjor dhe rendin kushtetues.

Presidenti Meta shpjegoi situatën aktuale politike në Shqipëri, si dhe nevojën e palëve për t’u rikthyer në dialogun politik për të zgjidhur krizën e paprecedentë që ka pllakosur vendin, organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse të lira dhe të ndershme, ndërsa vendi ynë po pret me padurim çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ambasadori Chorba e falënderoi Presidentin Meta për pritjen si edhe për mbështetjen që po jep për misionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë në rajon vitin e ardhshëm

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve